Basha paralajmëron Ramën: Ti do të na mbyllësh gojën, por ka për të ndodhur…

Basha paralajmëron Ramën: Ti do të na mbyllësh gojën, por ka për të ndodhur…

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se tentoi t’i mbyllte gojën opozitës përmes Gramoz Ruçit që sipas tij dhunoi rregulloren e Kuvendit. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se opozita do të intensifikojë aktivitetin parlamentar.

“Jam këtu për sa i përket qëndrimit të PD-së në seancë plenare dhe aktivitet parlamentar. Kjo në vijim të ngjarjes së shëmtuar të javës së kaluar dhe dy javëve të kaluar ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës. Kjo nuk ka për t’u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë, e kundërta do të ndodhë. Ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e seancës së pyetjeve”, deklaroi kreu i PD-së.

Por nuk ka munguar ironia për vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama për hapjen e Pallatit të Brigadave në fundjavë për publikun.

“Do kërkojmë seancë pyetjes për të vendosur Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, i cili po mundohet të largohet çdo ditë duke dalë një ditë si bahçevan e një ditë si kopshtar. Paska hapur dhe Pallatin Mbretëror për qytetarët. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët. Sigurisht që nuk është as bahçevan e as kopshtar është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi, të vetmin vend që nuk i hapen negociatat”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy