Dorian Matlija: Akuza ndaj Thoma Gëllçit lidhet me rikandidimin e tij për Drejtor i Përgjithshëm të RTSH (VIDEO)

Dorian Matlija: Akuza ndaj Thoma Gëllçit lidhet me rikandidimin e tij për Drejtor i Përgjithshëm të RTSH (VIDEO)

Avokati mbrojtës i Thoma Gëllçit, Dorian Matlija thotë se SPAK po e heton ish-drejtorin e përgjithshëm të RTSH, jashtë kompetencës dhe synimi është pengimi i tij për të rikandidur për postin.  

“Kjo nuk ka aspak lidhje me përzgjedhjen e fituesit dhe për më keq akuzat për shpërdorim të detyrës nuk janë fare në kompetencën e SPAK, por të Prokurorisë së Rrethit Tiranë.

Kjo përfshirje e beftë në hetim e Thoma Gëllçit, qartësisht jashtë kompetencës dhe pa lidhje me vetë procedurat e  tenderit, duket se interferon me dëshirën e Thoma Gëllçit për të  kandiduar për garën e re për postin e Drejtorit të Përgjithshëm që nuk është shpallur ende që muaji Maj 2021”, u shpreh Matlija.

Avokati pretendon se akuza ndaj tij është ajo e shpërdorimit të detyrës, për çështje që nuk kanë të bëjnë me tenderin e pajisjeve, por kane te bëjnë me kohën e dorëzimit të mallrave.

“Hetimi nuk ka lidhje me ndonjë problem licencimi nga AMA. Këtu bëhet fjale për një tender pajisjesh. Kallëzimi është bërë nga një shoqëri tregtare që u s’kualifikua nga gara, e cila u ankua në Komisionin e Prokurimit Publik dhe në Gjykatën Administrative, por ankesa e shoqërisë tregtare nuk është pranuar nga këto instanca. Akuza në thelb nuk ka lidhje me veprimtarinë e Thoma Gëllçit si Drejtor i Përgjithshëm në atë kohë.”

Sipas Matlija, Gëllçi nuk e ka ditur se është nën hetim.

“Hetimi është zhvilluar vetëm ndaj komisionit të vlerësimit të ofertave. Thoma Gëllçi nuk ka pasur dijeni për ndonjë hetim ndaj tij sepse është bërë pjesë e hetimit në shtator 2021 pasi është larguar nga detyra. Edhe sot, nuk ka ndonjë akuze ndaj tij për procedurat e këtij tenderi.”

Duke iu rikthyer edhe një herë pretendimet se hetimi i Gëllçit lidhet me ambicien e tij për të rimarrë drejtimin e RTSH, Matlijathekson se Gëllçi ka nisur një gjyq në Gjykatën Administrative për të detyruar RTSH të hapë garën, por në kushtet e sotme, nën hetim, ai mund të përjashtohet nga gara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy