COVID19/ Ulen shifrat e të infektuarve, regjistrohen 10 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19/ Ulen shifrat e të infektuarve, regjistrohen 10 humbje jete në 24 orët e fundit

Shifrat e të infektuarve me Covid-19 kanë shënuar rënie në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3572 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 441 qytetarë, ndërkohë që 10 qytetarë kanë humbur betejën me Covid.

Të infektuarit janë regjistruar në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        441

Të shëruar në 24 orë      628

Të shtruar në spitale       146

Humbje jete në 24 orë    10

Testime ditore                3,572

Testime totale              1,253,624

Raste pozitive                177,108

Raste të shëruara           167,936

Raste Aktive                     6,365

Humbje jete                     2,807

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2,993

Durrës            778

Fier                 664

Shkodër         497

Elbasan          258

Lezhë              205

Gjirokastër      204

Berat              196

Vlorë              195

Korçë             148

Kukës             139

Dibër              88

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy