Çyrbja në SPAK pasi dorëzoi mandatin/ Rusta: Prokurori do t’i komunikojë akuzën (VIDEO)

Çyrbja në SPAK pasi dorëzoi mandatin/ Rusta: Prokurori do t’i komunikojë akuzën (VIDEO)

Një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, deputeti Jurgis Çyrbja është thirrur sërish sot në SPAK.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se ka një proces juridik ndaj Jurgis Çyrbjas dhe pritet që prokurori t'i komunikojë akuzën.

“Tashmë ka një proces juridik ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja, që zyrtarisht është ende deputet përtej dorëheqjes së dorëzuar në zyrën e Spiropalit, pasi duhet që Parlamenti të marrë një vendim dhe t’ia komunikojë KQZ-së që duhet të bëjë zëvendësimin. SPAK ka nisur hetimin pas kallëzimit të deputetit Edi Paloka. Rezulton se në vitin 2016 Çyrbja teksa ka qenë kreu i Hipotekës në Durrës ka abuzuar me detyrën duke shkelur ligjin. Brenda ditës rezulton se ai ka firmosur me mbivendosje të njëjtën pronë dy herë, për dy qytetarë të ndryshëm, në këmbim të votave. Nuk është mundur të faktohet korrupsioni zgjedhor, por është faktuar shpërdorimi i detyrës, çka ka sjellë pranin e z.Cyrbja me një avokat ditën e sotme. Prokurori Prençi po i komunikon zyrtarisht akuzën. Sipas Kodit Penal marshi i dënimit është 3-7 vite burg nëse ai gjendet fajtor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy