Tomorri: Qeveria e ka ndërtuar buxhetin sikur pandemia do të mbarojë me 31 dhjetor

Tomorri: Qeveria e ka ndërtuar buxhetin sikur pandemia do të mbarojë me 31 dhjetor

Menaxhimi i situatës së pandemisë ka peshën më të madhe në buxhetin e vitit 2021.

Në një intervistë në studion e TvT, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se qeveria e ka hartuar buxhetin duke mos u bazuar në një skenar realist.

Rindërtimi nuk është më lajm tani që është prioritet buxheti. Po të shohësh shpërndarjen e fondeve, qeveria dha 100 milionë euro, ndërsa për rindërtimin u dhanë 300 milionë euro. Po të shikosh buxhetin, qeveria e ka ndërtuar sikur pandemia përfundon më 31 dhjetor dhe më pas nuk do të kemi efekte. Është një skenar jo realist dhe bast i guximshëm. Fondet e shpenzuara për rindërtimin nuk jepen të veçuara. Ministria e Financave ka pasur justifikimin se programi është pak i vështirë për t’u detajuar. Nuk ka transparencë. Ne nuk e dimë se sa do të shpenzohen deri në tetor ose nëntor”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy