Rritet ndjeshëm numri i viktimave, regjistrohen 167 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Rritet ndjeshëm numri i viktimave, regjistrohen 167 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 167 raste të reja me koronavirus nga 1,383 testime të kryera. Fatkeqësisht 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Korça 61 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 67 vjeç dhe 81 vjeç, një qytetar nga Durrësi 71 vjeç dhe një qytetar 72 vjeç nga Mallakastra.

Në të gjithë vendin janë 5,129 raste aktive me COVID ndërsa gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 253 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,386 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohet kundër COVID njofton se në spitale po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 44 në Tiranë, 15 në Vlorë, 12 në Berat, 9 në Durrës, 7 në Kuçovë, 6 në Vorë, Dibër, 5 në Divjakë, Himarë, 4 në Lushnje, 3 në Shkodër, Kavajë, Mat, Mallakastër, Sarandë, Devoll, Dimal, Skrapar, Elbasan, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Fier, Delvinë.

Tirana vijon të kryesojë sa i përket infektimeve ndërsa pasohet nga Vlora, Berati, Durrësi dhe Kuçova.

Statistika (26 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          167

Të shëruar në 24 orë       253

Të shtruar në spitale       121

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 1,383

Testime totale              1,460,890

Raste pozitive                207,709

Raste të shëruara          199,386

Raste Aktive                      5,129

Humbje jete                      3,194

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë           2,381

Fier                 579

Durrës             397

Shkodër          349

Elbasan           321

Vlorë                262

Berat               247

Gjirokastër     196

Lezhë              136

Korçë               103

Kukës               82

Dibër                76

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy