“Dikush prej tyre foli shqip”/ Kryeplaku rrëfen çfarë gjetën në vendin ku u rrëzua avioni

“Dikush prej tyre foli shqip”/ Kryeplaku rrëfen çfarë gjetën në vendin ku u rrëzua avioni

Një avion i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi u rrëzua ditwn e djeshme në Vermosh, e ndërsa ngjarja është mbuluar me mister.

Në dëshminë e dhënë nga kryeplaku i Vermnoshit Prekë Vushaj, ai shprehet se avioni ka tentuar që të ngrihej, por ka pësuar një avari, piloti së bashku me pasagjerin kanë tentuar sërish që të ngrihen pas rreth 30 minutash pushim, por më pas avioni ka pësuar një defekt dhe është përplasur me një shtyllë pishe.

Ndër të tjera kryeplaku tregon se si policia e ka telefonuar për të ruajtur avionin që të mos shkonte askush derisa të mbërrinin forcat e policisë për të nisur hetimet.

Unë e kam marrë vesh nga policia e Koplikut në Malësinë e Madhe. Ata më telefonuan dhe më treguan se është rrëzuar një avion. Unë i thashë se ku ka ndodhur dhe ata më orientuan duke më thënë se është në lagjen Velipojë të Vermoshit. Unë u nisa menjëherë dhe lashë të gjitha punët duke menduar se mund të ketë ndonjë të lënduar. Nuk gjeta asnjë njeri përveç një bariu të zonës Kolë Vuçaj. Ai me tha se avioni ishte ulur rreth 1 km nga vendi ku ndodhej dhe më pas  është ngritur edhe njëherë por në tentativë për tu kthyer ka dëgjuar krismën dhe avioni ka bërë uljen e detyruar. Dikush prej atyre i ka folur shqip duke i thënë mos u afroni se është rrezik dhe mbase mund ta kenë pasur rrezik se mund të shpërthejë avioni. Më pas u afrova dhe e kam gjetur avionin e rrëzuar ashtu siç është dhe siç e keni parë. Policia më thanë rri aty dhe mos lër askënd të afrohet derisa të vijmë ne dhe kam qëndruar aty duke pritur.

Avioni është ngritur në një vend tjetër para se të bënte uljen e detyruar?

Siç thotë bariu avioni rreth 1 km më tutje është ulur dhe ka qëndruar një gjysmë ore sipas deklarimeve të tija dhe pas gjysmë ore është ngritur sërish dhe se a ka patur defekt atje që herën e parë apo ka ndodhur defekti pasi është ngritur këtë nuk e dimë sepse policia ka gjetur edhe telat që tregon se ata kanë mbetur pas një gardhi tjetër. Askush nuk e di se çfarë u ka ndodhur atyre. Mesa duket ka patur një ulje të detyrueshme sepse avioni është ulur në një vend të papërshtatshëm sepse i kanë hyrë telat e gardhit.  Avioni është përplasur me një pemë kumbull dhe me shelqe si dhe një pishë dhe duket aty në vendngjarje kjo. Duket si diçka aksidentale.

Ka ardhur një fouristradë për t’i marrë?

Çobani thotë që po sepse unë nuk e kam parë. Nuk dihet se kush janë ata persona që kanë qenë në avion dhe në fouristradë.

A mund të ketë lidhje me drogën kjo ngjarje?

Nuk ma merr mendja sepse në këtë zonë asnjëherë nuk është mbjellë. Të themi realitetin nuk ka as kush ta mbjellë drogën këtu sepse kanë mbetur vetëm plaka e pleq, vetëm nëse vjen ndonjë jabanxhi dhe e mbjell. Është shpopollarizuar sepse kanë ikur njerëzit komplet nga këtu.

Në pjesët e malit keni dyshime se ka kultivin të lëndëve narkotike?

Në male edhe mund të ketë, atë nuk e di. Rreth 12 km nga këtu një muaj më parë është gjetur një parcelë dhe policia ka arrestuar një person dhe është asgjësuar ajo sasi droge. I arrestuari ishte një punëtor që e kishin dërguar për të ngulur disa shkopinj. Shenja të drogës në këtë zonë por avioni nuk besoj se ka lidhje me drogën por asnjëherë nuk i dihet. Unë për vete nuk dyshoj se nuk ka vend për t'u mbjellë sepse nuk ka tokë. Duhet të jenë dy tre dynym të paktën por është pyll komplet dhe aty në fushë është e kontrollueshme por gjithsesi gjë pa u bërë nuk po lihet në ditët e sotme dhe asnjëherë nuk i dihet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy