
Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e telefonit iPhone të sekuestruar nga SPAK.
Fillimisht ishte Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë që rrëzoi kërkesën e Kryemadhit dhe më pas Apeli. SPAK po heton dy kallëzime të bëra ndaj bashkëshortëve Meta-Kryemadhi.
Kallëzimi i parë është i ish-deputetit Halit Valteri, i cili ka pretenduar “korrupsion” e “fshehje pasurie”. Në një tjetër kallëzim avokati Idajet Beqiri, i cili pretendon se bashkëshortët kanë kryer shpenzime të pajustifikuara në burime të ligjshme për shërbime estetike.



