Inflacioni, Gjergji: 2023-shi do jetë vit sfidash, por më e keqja ka kaluar. Bankat do jenë më stabile në aplikimin e kostove të kredisë (VIDEO)

Inflacioni, Gjergji: 2023-shi do jetë vit sfidash, por më e keqja ka kaluar. Bankat do jenë më stabile në aplikimin e kostove të kredisë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Artan Gjergji deklaroi në MCN Live se vitit 2023 do të jetë një vit sfidash në ekonomi, por thekson se më e keqja në raport me inflacionin ka kaluar. Gjergji tha se bankat e nivelit të dytë do të jenë më stabile në aplikimin e kostove të kredisë.

Tashmë shqiptarët e kanë provuar në kurrizin e tyre inflacionin. Pas problematikës në tregjet ndërkombëtare dhe në tregun e brendshëm, këto krijuan rritjen e nivelit të çmimeve në nivele jashtëzakonisht të dukshme, të prekshme, që pakësuan fuqinë blerëse të qytetarëve. Që do të thotë me të njëjtën nivel të ardhurash nuk blini dot të njëjtën shportë mallrash. Nivelin më drastik e patëm në 6 mujorin e dytë të vitit të kaluar. Unë mendoj që e kemi kaluar pikun. Edhe pse një frenim kaq i fortë do ketë një impakt afatgjatë. Veprimet e Bankës Qendrore kanë dhënë efektin e duhur. Ka pasur lëvizje të qarta të rritjes së normës së interesit dhe kemi një kurbë kthese të inflacionit në nëntor dhe dhjetor, kemi rënie. Është frenuar inflacionit dhe kemi një ulje të inflacionit, që do përkthehet në më tepër qetësi në treg. Bankat e nivelit të dytë do jenë më stabile në aplikimin e kostove të kredisë, qoftë për biznesin, qoftë për qytetarët. 2023-shi do jetë sërish një vit sfidash, por besoj se më e keqja ka kaluar. Duke e marrë të mirëqenë se s’do kemi një surprizë nga Rusia. Luftrat janë të lidhura direkt me ekonomisë. Duke e marrë të mirëqenë se palët do ulen në tavolinë. Shpresojmë që do jetë gjithsesi më i mirë se 2022-shi”.

Gjergji tha se vendosja e një tavani të normave të interesit u ka lidhur duart institucioneve të mikrofinancave, gjë që përkthehet në më pak kredi për qytetarët dhe bizneset.

Norma tavan e interesit është një tjetër instrument që ka aplikuar Banka Qendrore për sektorin e mikrofinancës. Morën hov në vitet e fundit institucionet financiare të mikrokredisë. Mirëpo, duke qenë se të tilla produkte janë riskoze, të japësh kredi vetëm me një vërtetim page, dhe për rrjedhojë aplikojnë norma interesi më të larta. Kjo krijon probleme sociale, sepse edhe edukata te qytetarët lë për të dëshiruar. Si çdo produkt i ri në tregun financiar ka problematikat e veta. Banka Qendrore vendosi një tavan të normave të interesit, duke mos i lejuar institucionet e mikrofinancave të mos i rrisin kreditë mbi këtë tavan. Nuk besoj se ka pasur ndonjë efekt të madh, përveçse u ka lidhur duart institucioneve të mikrofinancës. Nëse u lidhim duart kjo do përkthehet në më pak kredi për qytetarët dhe bizneset. Duhet më tepër fleksibilitet. Sistemi financiar në Shqipëri është i mirëkapitalizuar. Gjykoj që është i shëndetshëm. Kemi banka të mirëkapitalizuara që kanë kaluar testet. Edhe mbrojtja e të dhënave ishte një sfidë që unë mendoj se sektori financiar e kaloi. Nuk u përkthye në tërheqje depozitash. Imagjinoni nëse do ndodhte një falimentim banke, gjithë sistemi do kishte problematika. Gjykoj që sektori bankar është i mirëmenaxhuar. Një farë problematikë afatshkurtër pësuan fondet e investimeve, ku ndikuan rritja e normave të interesit të bonove të thesarit”.

Sa i takon kredive të këqija ai shprehet:

Kreditë me probleme kanë qenë një gangrenë në sistemin financiar për shumë vite. Sot që flasim, jemi në nivele shumë modeste të përqindjes që kanë kreditë e këqija. Kemi pasur një menaxhim të suksesshëm. Bankat janë specializuar, riskedulojnë kreditë, janë më fleksibele, janë bërë më eksperte që të mos e lënë problemin të degradojë. Në 2023-shin pritet të ketë një rritje të lehtë të kredive të këqija dhe është normale. Por absolutisht në asnjë lloj parashikimi dhe studimi ky fenomen s’del në nivele të pakontrolluara”.

Sipas Gjergjit Banka Qendrore nuk duhet të rrisë më normat e interesit.

Kjo mbetet për t’u parë. Nëse norma e interesit do vazhdojë të jetë kryeneçe dhe e lartë për faktorë të ndryshëm, që do të jenë edhe të huaj... Nuk ke çfarë i bën inflacionit që vjen nga mallrat e importit. Politikat që kanë aplikuar bankat qendrore kanë qenë të suksesshme. Besoj që Banka Qendrore do të jetë më e moderuar, dhe në gjykimin tim nuk duhet të rrisë më normat e interesit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy