Kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE-së, ka njoftuar se do të ftojë homologun e tij izraelit Benyamin Netanyahu për të protestuar kundër urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC).
Në komentet e tij të premten, Orbán, një aleat i ngushtë i Netanyahut, e quajti urdhrin e arrestit "tepër të paturpshëm" dhe "cinik".
"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta kundërshtojmë këtë vendim. Unë do ta ftoj Netanyahun të vijë në Hungari, ku mund ta siguroj se vendimi i ICC nuk do të ketë efekt," tha ai në një intervistë në radion shtetërore.
ICC, gjykata më e lartë në botë për krimet e luftës me qendër në Hagë, lëshoi një urdhër arresti të enjten për Netanyahun si dhe për ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe shefin ushtarak të Hamasit, duke i akuzuar ata për krime kundër njerëzimit në lidhje me luftën 13-mujore në Gaza.



