Rira: Shkrirja e bashkisë së Përrenjasit me Librazhdin, për arsye elektorale. Do i pamundësojë shërbimin njerëzve që jetojnë në kodra e male (VIDEO)

Rira: Shkrirja e bashkisë së Përrenjasit me Librazhdin, për arsye elektorale. Do i pamundësojë shërbimin njerëzve që jetojnë në kodra e male (VIDEO)

Miranda Rira, ish-kryetare e Bashkisë së Përrenjasit tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se shkrirja e bashkisë së Përrenjasit me Librazhdin po bëhet për arsye elektorale.

 

Sipas Rirës, qytetarët nuk janë pyetur fare dhe se shkrirja e këtyre bashkive do i pamundësojë njerëzve që jetojnë në kodra dhe male marrjen e shërbimit. 

 

E kam parë me shqetësim, jo vetëm unë por të gjithë banorët e Bashkisë Përrenjas. Dje nga kreu i grupit parlamentar të PS-së u pohua që kjo bashki do shkrihet . 

 

Është ngritur perceptimi sikur është bashki e vogël. Në listën e 61 bashkive të vendit, Përrenjasi është bashki mesatare. 

 

Ka përhapje gjeografike shumë të madhe. Përbëhet nga qyteza e vjetër e Përrenjasit dhe 26 fshatra. 26 i ka Përrenjasi dhe 36 Librazhdi plus vetëm relievi gjeografik malor e kodrinor është shumë i madh, 323 km, plus 730 km e ka Librazhdi. Është më i madh se Elbasani. Është e pamundur fizikisht për qytetarët që jetojnë kodra dhe male për të marrë shërbimet bazë. 

 

Ne nuk e kemi lexuar dhe nuk e dimë, një ngërç tjetër se pse duhet të ekzistonte një produkt. Qytetarët nuk janë pyetur. Banorët nuk janë pyetur janë njohur me këtë shkrirje në rrjetet sociale.

 

Mendoj se është për arsye elektorale, për të pasur në një dorë të vetme sa më shumë banorë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy