Zgjedhjet në universitet, Hoxha: Krimi ndërhyn se kandidatët i mbështet politika

Zgjedhjet në universitet, Hoxha: Krimi ndërhyn se kandidatët i mbështet politika

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se ndër vite ne kemi parë raste kur krimi i organizuar ka ndërhyrë në zgjedhjet për kupolën e universitetit.

Teksa tregoi rastin e përfshirjes së Emiliano Shullazit në zgjedhjet e unviersitit në 2017 dhe kërcënimet që ai i ka drejtuar kandidatëve duke u kërkuar tërheqjen nga gara, Hoxha tha se kjo ndërhyrje vjen pasi kandidatët kanë mbështetje politike.

“Emiliano Shullazi është arrestuar kur kërcënoi në zgjedhjet për universitetin. Këto ngjarje u bënë publike më mbrapa dhe aty filloi gjithë mekanizmi. Për herë të parë ne pamë që këto personazhe kanë një lloj interesi për kupolën drejtuese të universitetit. Kjo sepse kandidatët në garë kanë mbështetje politike. Debati midis Shullazit dhe rektorit, në gjykatë ka qenë ku i thotë Shullazi nëse “Të ngjaj unë me atë që të ka kërcënuar” dhe Dhori Kule i ka thënë “Të kam parë aq shumë në tv sa nuk e bëj dot dallimin”".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy