Mbi 34 milionë euro vlerësohet të jetë vlera e 420 kg kanabis dhe drogë që u sekuestruan dje në Itali pas një operacioni ndërkombëtar që u shtri edhe në Shqipëri, ku u arrestuan 3 persona, Ardian Korriku, Jurgen Koriku dhe Etleva Adami.
Lidhur me këtë eksperti i sigurisë Fatjon Softa në MCN Live e ka cilësuar një operacion të madh ku u përfshi një sasi e madhe e forcave policore ndërsa theksoi se ky hetim bllokoi dhe pasuritë e të ndaluarve.
Sipas tij, veprimtaria e tyre ka qenë e kodifikuar dhe se është një operacion që ka dy vite që është në hetim.
Ishte një operacion i madh që përfshiu një sasi të madhe të forcave policore. Nuk ishte i rastit operacioni kishte dy vjet që kishte nisur ky gjurmim dhe ishte një familje bashkëshortësh shqiptarë dhe një fëmijë që ishin kryesorë aty. Pati 19 arrestime, nga të cilët 18 shqiptar dhe një italian. Aktiviteti tyre shtrihej në disa provinca, zona dhe ajo që konstatojnë është niveli i lartë i profesionalizmit të tyre sepse nisi si operacion kur një shqiptar nga një kontroll ju gjet në makinë heroinë dhe nga këtu nisi ndjekja vendosja e tabloiteve, kamera speciale në shumë ambiente dhe u arrit të dertohej ajo që quhet zinxhir. Komunikimet e tyre ishin mjaft profesionale që praktikonin mënyrën e koduar dhe këto komunikime të tilla kanë qenë dhe për klientët e tyre që bënin porosi për ngarkesa me drogë. përveç përmasave që pati ky operacion pati dhe bllokimin të pasurive të tyre.
I pyetur se çfarë është sekuestruar nga ky operacion dhe çfarë roli kanë shqiptarët në këtë histori, Softa tha se janë kapur 420 kg drogë e sekuestruar 70 ka qenë kokainë dhe mbi 200 kg hashash dhe të gjitha nëse kalkulohen me tregun kapin atë vlerën e 34 mln eurove.
Nga një kontroll janë zbuluar dhe disa pasuri të tyre që kanë qenë apartamente, aksione, kompani dhe para cash. Gjithë veprimtaria e tyre ka qenë tepër e kodifikuar, janë përdorur shumë korrierë dhe hetimi nuk është vetëm për grupin e ndaluar, por janë rreth 54 subjekte pra një aktivitetet që është mbajtur në kontroll për dy vjet. Ajo që ne themi se duhet të ndodhë në momentin që kemi në hetim një grup të caktuar duhet kohë dhe jo thjesht arrestimi dhe duhet ta dokumentosh me prova të pakundërshtueshme sepse kjo ka bërë që për shkak të lidhjeve me prokurorë të dalin nga burgu duke vazhduar më pas sërish aktivitetin e tyre. Nqs nuk do e godasim grupin në financa atëherë këta do prodhojnë sërish ushtarë të tjerë.
Më tej ai shtoi se Shqipëria ka treguar se është partnere e denjë kur ka pasur operacione të përbashkëta dhe kjo e ka rritur dhe më shumë profesionalizmin e shqiptarëve, por kanë qenë më të suksesshëm kur kanë qenë në bashkëpunim me këta partnerë dhe jo kur i kanë kryer operacionet vetëm.
Në Itali ky grup është shumë i dokumentuar dhe roli shqiptarëve ka qenë dominant sepse jo vetëm celularët kanë ardhur nga territori shqiptar por dhe kodifikimi i tyre kanë qenë bërë në Shqipëri. Kjo tregon se jo vetëm mënyra e organizmit të tyre por dhe dërgesat e tyre në drogë dhe para dyshohet se i kanë sjellë në territorin shqiptar. Është një operacion i sapo mbyllur dhe detaje do kemi më tepër. Ata kurrë s’kanë pasur shkëputje nga Shqipëria gjithmonë punojnë me vendin amë. Edhe pse Shqipëria nuk është më si dikur ka ndryshuar por sërish ka hapësirë ku krimi gjen terren.
Softa tha se krimi ka kohë që investon në teknologji sepse po të mos ishte ajo si do mund të komunikonin ata. Sipas tij, lidhjet ndërkombëtare jo vetëm brenda territorit italian, por dhe vendet e tjera që lidhet zinxhiri janë mjetet e komunikimit baza e punës.
Sigurisht investimet e tyre kërkojnë dhe nga policia investime sepse kërkon të hysh në botën e tyre për ti zbërthyer ato sisteme. Këtu përveç kodimit matrix, prokurori nga Venecia urdhëroi hetimin e pasurisë së tyre përmes platformës së tyre që bëri dhe zbërthimin e çfarë pasurie ata kanë. Të gjitha këto janë ato që ne themi se teknologjia dhe lufta për të depërtuar në botën e tyre janë baza e hetimit. Duhet ta paralizosh atë në infrastrukturë, teknologji por dhe financat që ata kanë. Prandaj kur themi se investimet në teknologji janë të rëndësishme duhet të ndodhë një gjë e tillë dhe në policinë shqiptari sepse sot lufta nuk është fizike, por me teknologji.



