Gjatë një takimi elektoral në Kavajë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka mbajtur premtimet e 2013-s. Basha tha se të dielën, Kavaja duhet të zgjedhë mes premtimeve boshe dhe planit të tij për një ekonomi më të fortë.
“Kavaja do t’i prijë një fitoreje kombëtare. Edi Rama e di se në këto zgjedhje, shqiptarët do të marrin vendimin për veten e tyre. Po bëjmë çdo përpjekje t’i ngjitet vagonit të fundit trenit të republikës së re. Për pushtetin e tij solli kriminelët, mbolli palma që sot janë vyshkur si vetë premtimet e tij. Edi Rama dështoi se nuk kishte plan, por vetëm premtime boshe. Këtë të diel, vendimi i madh që do të merret do të jetë nëse doni edhe katër vjet të tjera fasada, krim, drogë dhe arrogancë, apo taksa më të ulëta, subvencionim të fermerëve apo mijëra stazhe pune për të rinjtë. Askush nuk e ndal dot reformën në drejtësi. Të dielën do të marrim vendimin për një ekonomi të fortë, rroga të larta, pensione të rritura dhe subvencione për fermerët”, tha ai.



