Greqia e publikon në fletoren zyrtare, zgjerohet me 12 milje det

Greqia e publikon në fletoren zyrtare, zgjerohet me 12 milje det

Dekreti Presidencial për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon është publikuar sot në fletoren zyrtare të shtetit fqinj, duke u bërë kështu i vlefshëm.

Kjo është njoftuar nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërkohë që përcaktimi i vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe mbyllja e gjireve, si dhe zgjerimi i ujërave territoriale në Detin Jon, hapin rrugën për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Kjo u deklarua gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Shqipëri Niko Dendias, I cili u taku me kryeministrin Rama.

Çështja e kufinjve detar mbetet e hapur që prej vitit 209 kur Greqia nënshkroi një marrëveshje për zonën detare, e cila u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë, Nikos Dendias, Kryeministri Rama tha se të dyja vendet do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për çështjen e kufirit detar dhe Zonave Ekskluzive Ekonomike.

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë për hyrjen në fuqi të Dekretit Presidencial për mbylljen e gjireve dhe përcaktimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujve të Jonit deri në Kepin Tenaro në Peloponez

Me publikimin në Fletoren Zyrtare hyn sot në fuqi dekreti presidencial mbi mbylljen e gjireve dhe ndërtimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt e Jon deri në Kepin Tenaro në Peloponez.

Dekreti Presidencial përputhet me zbatimin e rregullores së ratifikuar të Konventës së OKB-së viti 1982 mbi të Drejtën e Detit. Ky dekret përbën një hap të domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në rajonin përkatës, akt i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e padiskutueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, siç ato rrjedhojnë nga Konventa për të Drejtën e Detit, që pasqyron të drejtën tipike ndërkombëtare.

Greqia e përkushtuar në mbrojtjen e të Drejtës Ndërkombëtare, përfshi të Drejtën e Detit, vepron në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy