Sllovenia ka vendosur të njohë Palestinën si shtet të pavarur.

Parlamenti i vendit miratoi vendimin me shumicë votash.
Kujtojmë që Spanja, Irlanda dhe Norvergjia njohën zyrtarisht shtetin palestinez në fund të muajit maj.
Shumica e shteteve në botë tashmë e njeh shtetësinë palestineze. Më shumë se 140 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara e kanë zyrtarizuar njohjen e tyre.



