Mbyllet kapitulli i arrestimeve në dosjen “5D”/ Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

Mbyllet kapitulli i arrestimeve në dosjen “5D”/ Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur lirimin nga paraburgimi të Mariglen Qatos, duke i zëvendësuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

 

Vendimi u shpall këtë të hënë, më 30 qershor 2026, nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, e cila pranoi ankimin e Qatos dhe ndryshoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

 

Sipas vendimit, Mariglen Qato do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, me detyrimin për të mos u larguar nga banesa e tij. 

 

Gjykata urdhëroi gjithashtu lirimin e tij nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër, si dhe ngarkoi Prokurorinë e Posaçme për ekzekutimin e vendimit.

 

Me këtë vendim, nuk mbetet më asnjë i pandehur në paraburgim në kuadër të dosjes së njohur si “5D”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy