Çështja e hyrjes së Ukrainës në Bashkimin Evropian “nuk është për nesër”, tha ministri francez i Çështjeve Evropiane teksa liderët e BE-së u mblodhën për një samit dy-ditor në Versajë.
“Do të duhet kohë”, tha Clement Beaune, raporton “Reuters”, duke iu referuar debateve nëse do t'i jepet Ukrainës një hyrje të shpejtë në BE në përgjigje të pushtimit rus.
Sipas një draft-deklarate, liderët e BE planifikojnë të heqin dorë nga blerja e naftës, gazit dhe qymyrit rus, por ata nuk kanë gjasa t'i ofrojnë Ukrainës anëtarësimin në BE që ajo dëshiron.



