Rihanna, këngëtarja më e pasur në botë (FOTO)

Rihanna, këngëtarja më e pasur në botë (FOTO)

Sipas revistës "Forbes" Rihanna është këngëtarja më e pasur në botë duke ia kaluar në klasifikim emrave të njohur si: Madonna, Celine Dion dhe Beyoncé. Jo keq, duke marrë parasysh këto tre yje shesin miliona rekorde dhe bëjnë turne botërore: Madonna (570 milionë dollarë), Celine Dion (450) dhe Beyoncé (400).
Megjithatë ndryshe nga koleget, Rihanna pasurinë e saj nuk e ka vënë vetëm me muzikë. Pjesa më e madhe e fitimeve të saj nuk vijnë nga muzika: pasuria e saj është fryt i suksesit të linjës kozmetike “ Fenty Beauty”.

Këngëtarja, e lindur në Barbados më 20 shkurt 1988, arriti sukses duke iu imponuar tregut muzikor si një fenomen Pop dhe R'n'B, ndër të tjera edhe me ndihmën e bashkëshortit të Beyonce, Jay-Z. Veç kësaj ajo ka treguar se ka edhe dhunti sipërmarrëse. Pas bashkëpunimeve të para me Puma, krijimit të linjës "Fenty Puma by Rihanna", u krijua edhe linja "Savage x Fenty".
Kjo prirje e bëri atë një ikonë origjinale që falë aktivitetit të saj grumbulloi 600 milionë dollarë. Linja e bukurisë “Fenty Beauty” që kur u paraqit në shtator 2017 u bë sukses botëror, falë hedhjes në treg të 40 hijeve të kremit pudër për çdo ngjyrë, të cilave u janë shtuar edhe 50 tonalitete korrektori.

“Fenty Beauty” u bë marka e parë e bukurisë që u krijua për të trajtuar të gjitha gratë jo të bardha, të cilat kishin vështirësi në gjetjen e produkteve të përshtatshme.

Me krijimin e shtëpisë së modës në partneritet me "LVMH", kolosin e modës franceze, suksesi i Rihannës (dhe trashëgimia) është e paracaktuar të rritet edhe më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy