“Vol-vo4”, lirohen dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko

“Vol-vo4”, lirohen dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko

Lirohen nga burgu dy ish-deputetët e socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo4’.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, e cila caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për dy ish-deputetët.

Si Arben Ndoka, ashtu edhe Arben Çuko patën kërkuar veçimin e dosjes së tyre nga banda e Shijakut, kërkesë që u refuzua nga trupa gjykuese.

Arben Ndoka u arrestua pasi rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në Shëngjin, ndërsa ish-deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, si i përfshirë me bandën e Shijakut, për të cilën tashmë janë ende në burg 22 persona, 10 janë në arrest shtëpie dhe dy në detyrim paraqitjeje.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy