Kjo rezidencë e sapondërtuar u projektua nga arkitekti me emër Zoltan Pali, i njohur për stilin e tij minimalst të shtëpive moderne në Kaliforni.
Rezidenca nga ku mund të shohësh një pamje të bukur të Los Anxhelos-it, doli së fundmi në treg për një çmim që kap vlerën 47.5 milionë dollarë. Pjesa e jashtme përmban gur gëlqeror Indiana dhe punime metalike prej bronzi të harkuar që plotëson shumë linjat e pastra dhe format këndore.
Shtëpia ndërthur me mjeshtëri elementet natyrore, si muret masive prej guri travertin dhe dyshemetë franceze drru arre, me teknika artistike. Paleta e ngjyrave është elegante dhe neutrale, ku arkitekti luan me dritë-hijet duke përfshirë linja të drejta, sipërfaqe të bardha dhe një planimetri fluide.
Rezidenca trekatëshe është e vendosur në pak më pak se një hektar tokë dhe zona e jetesës është gjithsej 1933 metra katrorë, me tetë dhoma gjumi dhe 11 tualete. Çdo dhomë ka pamje nga fusha e golfit “Bel-Air Country Club” përmes dyerve dhe dritareve prej xhami.
Madje nuk të duhet as të largohesh nga prona, pasi aty ndodhet një qendër e shëndetit dhe trajtimit të trupit, palestër, teatër dhe kantinë vere. Po ashtu ka një pishinë dhe SPA dhe hapësira të gjlebërta.
Rezidenca me stil futurist vendos një precedent të ri të luksit në këtë zonë dhe në punën e Zoltan Palit në tërësi. “Shtëpitë e tjera janë më të thjeshta dhe me forma më të thjeshta, por ky dizajn është më kompleks”, tha Pali.



