Berisha zbulon si nisi krisja: Veliaj arriti të bëjë foto Kamala Harris në SHBA, Rama jo

Berisha zbulon si nisi krisja: Veliaj arriti të bëjë foto Kamala Harris në SHBA, Rama jo

Kryedemokrati Sali Berisha zbulon shkakun që sipas tij çoi në krisjen e madhe mes Kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt.

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ai tha se gjithçka nisi pasi Veliaj arriti që të bënte fotografi gjatë vizitës në SHBA me ish-zëvendëspresidenten Kamala Harris, ndërsa Edi Rama nuk mundi. 

 

Ky dimension represiv i shkallës së paimagjinueshme ndaj atyre që Rama i konsideron të rrezikshëm ose ndaj atyre që nuk vazhdon dot t’i mbrojë, kurse këtë e ka hequr vetë, Veliajn, ju jeni dëshmitarë, dihet kjo. Ky shkoi në SHBA dhe bëri foto me Kamala Harris. 

 

Po, publiku duhet ta dijë këtë. Rama shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. Kjo është e vërteta. Shkoi dhe nuk bëri dot fotografi. 

 

Pse e tek, këtë nuk e di. Por aty filloi shizma e madhe. Për të vjedhur, asnjë nga vjedhjet që ka bërë me Ramën, nuk iu faturua Erion Veliajt.

 

Erion Veliaj i di Ramës të gjithë vjedhjen që bën Edi Rama në urbanistikë. Hoteli 20 katësh, gjer tani 70 milionë euro, i Redi Mollës, është hoteli i familjes Rama. Redi Molla është djali i vajzës së tezes të Linda Ramës. Prandaj Redi Molla del nga burgu. E nxjerrin. 

 

Këtë nuk e lanë të shkonte në mbledhjen e këshillit ku e shkarkojnë. Kurse Redi Mollën me hotel 20-katësh e nxjerrin, e çojnë në shtëpi, sepse është djali i teta Ollgës. 

 

Po, që në fakt aksionet janë të përbashkëta. E thanë që në fillim që janë të Olsit, nuk janë të Olsit, qenkan direkt të atyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy