Audio-përgjimi i PD, reagon Xhafaj: Sajesë e plotë, kushdo i përfshirë do të marrë përgjegjësi (VIDEO)

Audio-përgjimi i PD, reagon Xhafaj: Sajesë e plotë, kushdo i përfshirë do të marrë përgjegjësi (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë, pas akuzave të opozitës për vëllanë e tij dhe audio-përgjimit. Në një konferencë për mediat Xhafaj hodhi poshtë të gjitha akuzat dhe deklaroi se audio përgjimi është një sajesë e opozitës dhe madje e bërë shumë keq. Numri një i Ministrisë së Brendshme theksoi se ka ardhur koha që të gjithë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tij.

"Audio-përgjimi është një sajesë e plotë, është një manipulim dhe mashtrim. Nuk dua ta besoj që është opozita pas këtij akti skandaloz, por ajo ka rënë pre e një mashtrimi. Kushdo i përfshirë në këtë skandal do të marrë përgjegjësi, pasi ai është një akt skandaloz dhe përbën shantazh ndaj ministrit të Brendshëm. Unë do t’i kërkoj Prokurorisë hetime sa më të shpejta dhe gjetjen e atyre që qendrojnë prapa këtij skandali. Interesat e opozitës sot janë bashkuar me interesa të grupeve kriminale. Opozita ka rënë pre e intrigantëve dhe kriminelëve për pushtet", deklaroi Xhafaj.

Ministri i konsideroi të pacipë ata që e sulmuan atë dhe theksoi se i vëllai ka bërë 1 muaj burg në Itali në vitin 2012 dhe më pas është dëbuar. Ministri u shpreh se ndiheshin të lënduar familjarisht për gjithçka po ndodhte.

"Kushdo që kërkon të mësojë vërtetësinë e tyre në vite, mund ta verifikojë. Ngjarja ka ndodhur në 2012, vëllai im ka qenë 25 vjeç në atë kohë. Vëllai im është ndaluar për një muaj dhe më pas është dëbuar nga Italia. Unë kam qenë ministër i Infrastrukturës, dhe i kam kërkuar dorëheqjen kryeministrit të asaj kohe, Majko. Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi. Për ligjin shqiptar në fuqi, ndjekja penale është parashkruar rrjedhimisht; në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg", tha Xhafaj.

Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, ministri theksoi se kjo është akuza më qesharake që ka dëgjuar për veten. "Edhe sot nuk u besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharakë komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. Në këtë rast nuk mund t'ju thuash as spekulantë politikë", deklaroi ministri Xhafaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy