
Analisti Ermir Gjinishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi deklaratat e Elisa Spiropali pas largimit të saj nga qeveria.
Gjinishi u shpreh kritik ndaj Spiropalit, duke theksuar se karriera e saj politike, sipas tij, është ndërtuar falë mbështetjes së kryeministrit Edi Rama.
Ai argumentoi se reagimet e saj vijnë me vonesë, duke shtuar se ajo nuk ka shprehur kundërshti në momentet kur, sipas tij, janë marrë vendime të rëndësishme brenda qeverisë.
Kjo është nga ata njerëz që Rama mori nga rruga, e bëri deputete. Nuk e ka hapur kurrë gojën kur Rama preu koka më të forta se kjo. Tani që e hoqi nga ministrja, foli kjo.
Asgjë ska bërë, s’ka firmosur një bordero. Po na bën thirrje për merita, kjo i ka marrë të gjitha pa merita.
Nuk më bën dot leksion për paqe një kriminel. Këto kanë krijuar këtë Rilindje, kanë pranuar të marrin poste drejtuese pa meritë. I kanë bërë fresk liderit. Do ta pranojë zonjën vetëm një rast, ta bënte kritikën në postin e ministres.
Çfarë arritjesh ka? Vetëm Shqipëria ka ministre me 1 kg botoks dhe asnjë produkt diplomatik.
I vë notën 10 ai që ka bërë gati këtë shkrim dhe ia ka dhënë dhe i ka vënë emrin e kësaj.



