Denoncon Tritan Shehu: Vaksina të skaduara kineze që në 4 prill u injektohen qytetarëve

Denoncon Tritan Shehu: Vaksina të skaduara kineze që në 4 prill u injektohen qytetarëve

Kandidati për deputet i PD, Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rrezikon jetën e qytetarëve duke sjellë vaksina të skaduara që në datën 4 prill. Ai thotë se vaksinat kineze “Sinovac” po u injektohen qytetarëve kryesisht te tendat e “Sheshit Skendërbej dhe se lidhur më këtë ai fton Prokurorinë që të hetoj këtë skandal të rrezikshëm.

“Skandal! Vaksina te pa sigurta dhe të skaduara që me 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve në tendat e Sheshit Skenderbej!

Prokuroria duhet menjehere te nderprese kete veprim te pa pergjegjshem, te rrezikshem e te filloje nje hetim te plote.

Jane vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetem te pa certifikuara nga asnje organizem nderkombetar, me efikasitet shume te ulet sipas vete kinezeve, por dhe me date skadence te tejkaluar qe me 4 Prill.

Qytetareve nuk ju tregohet ky fakt i rende edhe nga operatoret sanitare aty!

Duhej nje insistim i forte i disa prej tyre qe te shikonin ambalazhin, e me tej te refuzonin injeksionin.

Pergjegjesi e rende kjo per Qeverine, por dhe per personelin shendetesor qe e aplikon, pavaresisht urdherit qe u kane dhene.

Edhe ata duhet te kuptojne se Betimi i Hipokratit qendron mbi cdo urdher administrativ.

Shume shpejt dhe shqiptareve do tu ofrohen vetem ato vaksina e medikamente te sigurta, qe u ofrohen edhe italianeve, grekeve, gjermaneve, te gjithe BE, duke respektuar rregullat europiane per kete”.

Sipas burimeve të MCN Tv, të njejta vaksina kineze “Sinovac” të skaduara, janë shpërndarë edhe në disa rrethe të vendit për injektim të popullatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy