Lu: Qeveria, mungesë vullneti për arrestimin e Klement Balilit (VIDEO)

Lu: Qeveria, mungesë vullneti për arrestimin e Klement Balilit (VIDEO)

Qeveria dhe policia nuk kanë pasur vullnetin për të arrestuar  Klement Balilit. Ambasadori amerikan, Donald Lu, thotë se mbetet ende për t’u bërë në luftën për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.

Gjatë një aktiviteti në Ministrinë e Brendshme, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, Lu e quajti dështim të qeverisë dhe policisë mosarrestimin e Klement Balilit.

"Dy vjet më parë, DEA bashkëpunoi me policinë greke për arrestimin e disa anëtarëve të bandës së Balilit në Greqi. Më pas, gjykatat greke e dënuan Balilin. Ai është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për 2 vjet, qeveria, policia dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë. Askush nuk është mbi ligjin. U bëj thirrje kryeministrit Rama, ministrit Xhafa dhe prokurorisë të vazhdojnë pa mëshirë luftën kundër krimit të organizuar", tha ai. 

Ambasadori amerikan vlerësoi megjithatë arrestimet e disa emrave të njohur në trafikun e drogës dhe hetimet e nisura ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Llalla.  

“Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për t’u bërë. Shqipëria mbështeti arrestimin e trafikantit të madh Met Kanani në Turqi, më pas banda e tij u arrestua në Shqipëri. Policia mbështeti sekuestrimin e 613 kg kokainë dhe arrestimin e Arbër Çekaj në Gjermani. Disa anëtarë të bandës së tij janë arrestuar dhe do arrestohen të tjerë. Hetimi penal kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla vazhdon. Shumë aktivitet për një periudhë të shkurtër kohe por duam rezultate konkrete. Duam që peshqit e mëdhenj të ndiqen penalisht, të dënohen dhe futen në burg. Ky do ishte sukses”, deklaroi Lu.

Rama: Balili, i promovuar politikisht

Në fjalën e tij në të njëjtin aktivitet, kryeministri Rama tha se po punohet për kapjen e Balilit, ndërsa shtoi se lidhjet politike të Balilit e bënë të vështirë kapjen e tij.

“Ambasadori Lu foli për çështjen e Klement Balilit. Arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri, dhe do të jetë një sukses i madh. Por mos harrojmë se vetëm pak vite më parë ky person ishte drejtor. I lidhur politikisht dhe politikisht i promovuar, jo drejtor peshkimi, por drejtor transporti. Dhe sot është në kërkim. Në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet”, tha kryeministri Rama.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy