Vdes në moshën 85-vjeçare kimisti japonez, fitues i çmimit Nobel

Vdes në moshën 85-vjeçare kimisti japonez, fitues i çmimit Nobel

Eiichi Negishi, Kimisti japonez, fitues i çmimit Nobel në vitin 2010 vdiq në moshën 85-vjeçare, në shtetin amerikan të Indiana, ku ai kishte qëndruar për disa kohë. Kjo u komunikua nga Universiteti Purdue, por pa treguar shkaqet e vdekjes.

Lindur në vitin 1935 në Manchuria, provinca e atëhershme e Kinës e pushtuar nga japonezët, ai studioi në Universitetin prestigjioz të Tokios para se të specializohej në Universitetin e Pensilvanisë, më pas u transferua në Purdue në 1979.

Së bashku me studiuesin amerikan Richard Heck të Universitetit të Delaware dhe Japonezin Akira Suzuki të Universitetit Hokkaido, atij iu dha vlerësimi i lakmuar i Akademisë Suedeze për studimet e tij mbi palladiumin si katalizator në proceset kimike dhe zhvillimin e një metode të synuar për të krijuar kimikate komplekse.

Një teknikë që përdoret gjerësisht edhe sot për prodhimin e farmaceutikës, bujqësisë dhe elektronikës.

Gruaja e Negishi Sumire vdiq në një aksident në 2018 pas 50 vitesh martese. Sipas raporteve nga Universiteti Purdue, familja e Negishi nuk ka ndërmend të kryejë një ceremoni funerali në Shtetet e Bashkuara, por do ta kthejë trupin në Japoni në një datë ende të pacaktuar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy