Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Informacion se SPAK po përgatitet për të kërkuar një shtyrje të hetimeve PËR Egys Agasin.
SPAK ka detyrimin të vijojë me procedimin e hetimeve ndaj Agasit. Dosja është shumë voluminoze. SPAK po përgatitet për të kërkuar një shtyrje të hetimeve. Një kërkesë për shtyrje të hetimeve, duke qenë se përfshohen dhjetëra persona në dosjen e tij. Është dosje voluminoze. Që në tetor unë mendova që nuk do të kishte një hetim ndaj Agasit vetëm 9 muaj sa e parashikon Kodi i Procedurës Penale. Do të kërkohej një kohë tjetër. Nuk mund të hetosh Agasit brenda 9 muajve dhe të gjesh të gjitha lidhjet e tij dhe të përgatitësh për një proces gjyqësor në vetëm 9 muaj.
Gazetari Xhevahir Zhabina thotë se më i sigurtë se në Shqipëri, Agasi nuk ndodhet në asnjë vend tjetër.
Zhabina tregoi si ndaheshin tenderat e AKSHI-t dhe si funksiononte skema.
Kam bindjen që ndodhet në Shqipëri. Zona e tij e influencës ka qenë Durrës, Elbasan dhe Shijak. Kjo është zona ku ai ka pasur më shumë influencë pasi vjen nga Durrësit. Nëse ndodhet në këtë zonë nuk di të them. Duhet të ketë policia që të na e konfirmojë. Më i sigurtë se në Shqipëri, Agasi nuk ndodhet në asnjë vend të Europës dhe botës.
Shohim Karçanajn, Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqirajn. Aty ndahen të gjithë tenderat e AKSHI-t pa qenë nevoja të shkosh në zyrat e shtetit. Këto kompani për të qëndruar në treg duhet të bëjnë punë me kompaninë e Agasit. Duhet të kalojnë para tek kompania e Agasit. Kur nuk funksionon skema, kemi kërbbaçin, futet në lojë nëndrejtori i Policisë së Tiranës që kërcënon biznesmenët në momentin që ata vendosin të marrin pjesë në tenderat e AKSHI-t.



