“Pa dashni"/ Këngëtari Ardit Çuni zbulon detaje nga kënga e re dhe bashkëpunimin me Klodian Kodrën

“Pa dashni"/ Këngëtari Ardit Çuni zbulon detaje nga kënga e re dhe bashkëpunimin me Klodian Kodrën

Këngëtari Ardit Çuni prezantoi në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN” këngën e tij më të re, të titulluar “Pa dashni”.

Ai foli për mënyrën se si lindi kjo këngë dhe për bashkëpunimin me këngëtarin Klodian Kodra, i cili që në prezantimin e parë krijoi pritshmëri shumë pozitive tek publiku.

Ideja për këtë projekt erdhi pas një periudhe pushimi nga Festivali i RTSH-së, ku kishte marrë pjesë më herët. Ndjeva nevojën të bëja një pauzë, të rimblidhja energjitë dhe të përqendrohesha më shumë në krijimin e këngëve të reja. 

Investimi në produktet muzikore është mjaft i kushtueshëm, duke sqaruar se vetëm një këngë mund të kushtojë nga 3 deri në 5 mijë euro, pa përfshirë videoklipin, ndërsa realizimi i klipit mund të variojë nga 5 deri në 50 mijë euro.

Ai tregoi se ka nisur punën që në muajin tetor për të prodhuar materiale të reja dhe për të qartësuar drejtimin artistik që dëshironte të ndiqte nga ky lindi edhe kjo këngë e re.

 “Pa dashni” është një këngë me kompozim të tij, e cila u punua në studion e Marselit, me të cilin bashkëpunon prej kohësh.

Për tekstin e këngës, iu drejtova këngëtares dhe autores Fifi, e cila, ishte në një nga momentet e saj më të mira krijuese dhe realizoi një tekst shumë të bukur. 

Pikërisht aty lindi edhe ideja për bashkëpunimin me Klodian Kodrën.

E njihja Klodianin për vokalin e tij, por jo nga afër si person. Për mua, ai ka një nga vokalet më të veçanta. Kur ia prezantova këngën dhe ai këndoi refrenin, u emocionova shumë. Nuk më ndodh shpesh të qaja me këngët e mia, por atë moment u befasova vërtet. 

Kënga “Pa dashni” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe ka regjistruar menjëherë një numër të lartë shikimesh, duke konfirmuar suksesin e këtij bashkëpunimi.

Çuni premtoi se në muajin shkurt do të prezantoj edhe një këngë tjetër balade, kurse në muajin mars, do sjell një kënge tjetër më ritmike.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy