Vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, autori i dyshuar mohon ta ketë qëlluar

Vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, autori i dyshuar mohon ta ketë qëlluar

Policia e Dibrës ka arrestuar si autor të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 22-vjeçarit Elidon Basha, shokun e viktimës, Klodian Kola. Ky i fundit, gjatë marrjes në pyetje ka hadhur poshtë dyshimet e policisë, duke mos pranuar autorësinë e krimit që sipas policisë dyshohet të jetë kryer nga pakujdesia.

27-vjeçari Kola është shorehur para grupit hetimor se shoku i tij, Elidon Basha më të cilin kishin dalë për gjueti mbrëmjen e së enjtes, mund të jetë qëlluar nga një person i tretë. Ndërkohë, burimet thanë se i riu ka marrë një plagë në pjesën e krahut, ndërsa ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes së shumtë.

Ai është dërguar në spital rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Shkak për vonesën e transportimit të të riut në spital, dyshohet të ketë qenë vendi i largët ku të rinjtë gjendeshin dhe terreni mjaft i vështirë. Po ashtu, ata nuk kishin një makinë për ta transportuar më herët 22-vjeçarin në spital.

Sipas policisë ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale, pasi të dy të rinjtë kishin dalë për gjah, por tashmë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy