Qeveria i la nën mëshirën e fatit laçianët, ka deklaruar pas përmbytjes, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. ‘Nderkohe qe Edi Rama rrihte gjoksin per suksese imagjinare, qindra familje te Lacit dhe Fushe Krujes u lane ne meshire te fatit.
Keto jane investimet e rilindjes: me shiun e pare qytetet permbyten, shtepite e bizneset po ashtu. Qytetaret jane braktisur nga kjo qeveri e papergjegjshme qe kujtohet per ta vetem per tju marre voten”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për shtypin.
Fatkeqesisht, përmbytjet mbrëmë shkaktuan një tjetër viktimë, ashtu si edhe nje vit me parë. Duke shprehur ngushellimet per familjen e Kol Menges qe humbi jeten tragjikisht per shkak te permbytjeve, Basha i bën thirrje qeverise të lërë propagandën dhe të marrë në dorë situaten për të ndalur cdo fatkeqësi tjetër dhe për tju ardhur në ndihmë banorëve të goditur.



