Ministri i Integrimit Europian në Kosovë, Bekim Çollaku ka konfirmuar përmes një deklarate në Facebook, rekomandimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.
Çollaku ka konfirmuar se brenda këtij viti, qytetarët e Kosovës do të nisin udhëtimin pa viza në zonën “Schengen” duke u shprehur se izolimi i Kosovës tanimë mbetet vetëm një kujtim i hidhur i së kaluarës.



