
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv vdekja tragjike e një 14-vjeçari nxënës në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, që u godit me thikë nga një bashkëmoshatar, pas debateve për një zënkë në rrjetet sociale u komentua dhe nga Ervin Hodaj, drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.
Ai tha se çështja është nën hetim dhe se prania e oficerit të sigurisë e ka reduktuar konfliktin në shkolla.
Është një ngjarje e rëndë që ka shokuar jo vetëm policinë, por edhe opinionin publik. Po trajtohet në mënyrë shumë të kujdesshme. Kemi të bëjmë me bashkëmoshatarë të mitur në konflikt me ligjin. Edhe trajtimi është më i specializuar. Policia po e trajton me shumë kujdes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orësh 13:00, ku pas një zënke në ambientet e shkollës, të miturit kanë dalë dhe konflikti kanë agravuar. Arsyet janë komunikimet në rrjetet sociale, por është akoma nën hetim.
Duke agravuar konflikti ka arritur deri në atë veprim tragjik. Institucionet, duhet të përfshihen në konfliktet e të miturve. Oficerin e sigurisë në shkolla, e pamë të nevojshme. Në të gjithë vendin ka impakt pozitiv oficeri i sigurisë në shkolla. Kur është implementuar kjo strategji, është reduktuar konflikti.



