
Kryeministri Edi Rama njofton numrin e vizitorëve që do të vijnë nga deti dhe ajri për të ndjekur nga afër finalen e Conference League, mes ekipit holandez Feyenoord dhe atij italian të Romës.
Duke ndarë disa fotografi, Rama thotë se Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas, Durrës dhe Tiranë.
Gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë. Të bashkuar, jo të ndarë



