Polici grek infiltrohet në rrjetin e drogës: Aty më prisnin shqiptarë të armatosur rëndë

Polici grek infiltrohet në rrjetin e drogës: Aty më prisnin shqiptarë të armatosur rëndë

Një polic grek është infiltruar në një rrjet kriminal të trafikut të drogës për të zbuluar skemën e funksionimit të tyre.

Sipas mediave greke, polici kishte lënë takim me trafikantët në kufirin greko-shqiptar për të blerë një sasi kanabisi.

“Aty prisnin disa shqiptarë të armatosur me armë të rënda, së bashku me 44 kg hashash”, shkruan gazeta greke “Zougla”, duke iu referuar burimeve nga policia.
Droga ishte destinuar për t’u shitur në Janinë, Patra dhe Ilia. Në këtë rast, rolin e ndërmjetësit apo të transportuesit do ta bënte pikërisht polici grek i infiltruar. Sasinë prej 44 kg kanabis e prisnin dy persona të tjerë në qytezën Vartholomio.

Në momentin që agjenti shkon të dorëzojë drogën që mori në kufi nga trafikantët shqiptarë, ndërhynë edhe forcat e policisë duke arrestuar dy persona, një shqiptar dhe një grek 61-vjeçar.

Identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, në kërkim është shpallur një person i tretë. Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për të arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal. /tvklan.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy