Përparim Spahiu rrezikon të përjashtohet nga grupi parlamentar i LSI-së.
Gjithçka vjen pas një postimi të tij në Twitter ku shprehej se ishte kundër vetingut nga ndërkombëtarët. Duke e cilësuar këtë si qëndrim, LSI paralajmëroi një mbledhje të grupit të saj parlamentar për të shqyrtuar deklaratën e deputetit Spahiu.



