Si e hetoi FBI-ja 40 vjet më parë ekzistencën e Këmbëmadhit

Si e hetoi FBI-ja 40 vjet më parë ekzistencën e Këmbëmadhit

Shumë vite më parë, FBI-ja ka hetuar rastin e Këmbëmadhit, një krijesë e ngjashme me njeriun që në atë kohë u raportua se kishte kaluar në shkretëtirën e Paqësorit Veriperëndimor.

FBI publikoi të mërkurën dosjen që përmban testet e kryera me një mostër indesh që pretendohej se i përkiste pikërisht kësaj krijese.

Dosja me 22 faqe, e bërë publike pas një kërkese, tregon se në vitin 1975, FBI vendosi të analizonte një mostër qimesh bashkë me një copë lëkure, që i ishte vënë në dispozicion nga Qendra e Informacionit Bigfoot me bazë në Oregon.

Dokumentet që janë në dosje tregojnë se grupi e mori mostrën pas një raportimi në vitit 1975 në "Atlasin e Mjedisit të Uashingtonit".

“Do t’ju ishim mirënjohës nëse na informoni a i ka ekzaminuar FBI flokët që mund të jenë ato Këmbëadhit dhe nëse po, cilat kanë qenë rezultatet", shkruan Peter Byrne, drejtor i Qendrës së Informacionit Bigfoot, në një letër drejtuar FBI-së.

FBI fillimisht i ka thënë se nuk kishte të dhëna për kryerjen e testeve të tilla.

Por, në një letër të mëvonshme drejtuar Byrne, më datë 15 dhjetor 1976, Jay Cochran Jr., ndihmës drejtor i Divizionit të Shërbimeve Shkencore dhe Teknike në FBI, i thotë atij të dërgojë mostrën në Laboratorin e FBI-së në Uashington.

"Laboratori i FBI-së kryen ekzaminime kryesisht të provave fizike për agjencitë e zbatimit të ligjit në lidhje me hetimet penale", shkroi Cochran. "Herë pas here, në interes të hulumtimit dhe kërkimit shkencor, bëjmë përjashtime nga kjo politikë e përgjithshme. Me këtë kuptim, ne do të shqyrtojmë flokët dhe indet e përmendura në letrën tuaj ".

Tre muaj më vonë, FBI raportoi rezultatet e testeve të saj.

"Qimet kanë prejardhje kafshësh, specifikisht të familjes së drerit”, ishte përgjigjja përfundimtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy