“Difficult conditions” u kodua një operacion i policisë gjatë të cilit u vunë në pranga me qëllim ekstradimi dy kushërinj të kërkuar të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.
Të arrestuarit të kërkuar në Itali që prej vitit 1999 të cilët fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitet tjetër.
Në kuadër të operacionit nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Divizionin e 2-të dhe Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri, në kushte shumë të vështira të terrenit dhe të motit, si dhe të rrezikshmërisë së lartë shoqërore të personave të kërkuar, u bë e mundur lokalizimi ne fshatin Rreth-Kale, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dy shtetasve shqiptarë Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale Dibër, kushërinj mes tyre.
Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Ata akuzohen se në komunën Griciniano d’Aversa, më 22 shtator 999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C., dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër.



