Xhaxhai i Enea Mekollit, efektivit të “Shqiponjave” të vrarë mëngjesin e djeshëm në Maliq i kërkoi llogari Presidentit Bajram Begaj gjatë ceremonisë mortore për situatën e kriminalitetit që sundon në çdo cep të Shqipërisë.
E latë këtë vend në dorë të kriminelëve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelet. Ka pasur tre tentativa për ta arrestuar, duhet të merrni masa, po na vrisni, bëhuni te zotë, e latë këtë vend në dorë të krimineleve, po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominion policia por dominon krimi. Na fundoset. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse.



