Fëmijët ekspozohen ndaj pesticideve nëpërmjet frutave dhe perimeve që ju serviren në shkollë. Ky është përfundimi i një studimi në Britani.
Një kampion i marrë pikërisht nga racionet që u serviren fëmijëve në shkolla rezultoi me 13 lloje pesticidesh (importuar nga Turqia), ndërsa një tjetër kishte gjurmë të 11 pesticideve (importuar nga Portugalia).
Sipas analizave, një dardhë kishte gjurmë të nëntë pesticideve.
Miliona racione frutash dhe perimesh u jepen 2.3 milionë nxënësve të moshës 4-6 vjeç falë një skeme me vlerë 40 milionë paund në vit, e financuar nga Departamenti i Shëndetësisë.
Analizat treguan se këto produkte përmbanin mbetje kimike më shumë se frutat dhe perimet e supermarketit.



