Delegacioni holandez në Tiranë: Për vizat do flasim në Holandë me delegacionin shqiptar

Delegacioni holandez në Tiranë: Për vizat do flasim në Holandë me delegacionin shqiptar

Deputeti i parlamentit holandez dhe njëherësh reporter për Ballkanin Perëndimor, Jeffrey van Haaster, ndodhet për një vizitë pune në Tiranë. Ai u shpreh se pjesë e axhendës së diskutimeve në Tiranë është integrimi në Bashkimin Europian dhe përmbushja e reformave në Shqipëri.

Gjithashtu ai foli edhe për çështjen e rikthimit të vizave, ndërsa shtoi se kjo pjesë do të diskutohet në Holandë në kohën kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të jenë për vizitë atje.

“Jemi informuar për diskutimet mbi vendimin e parlamentit holandez mbi çështjen e liberalizimin e vizave ka pasur impakt, por kjo çështje nuk është diskutuar. Kjo çështje do diskutohet gjatë vizitës së deputetëve shqiptarë në parlamentin hollandez. Do presim vlerësimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, që me pas të vendosim mbi çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësim”-tha ai.

Meqë çështja e vizave pritej me një interesim të lartë, pikërisht për të shpjeguar dhe ndodhitë më të fundit në lidhje me verdiktin e marrë nga parlamenti i shtetit evropian, për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, duket se sipas përgjigjjes së delegacionit holandez, kjo çështje e nxehtë do të diskutohet gjatë vizitës së përfaqësuesve të parlamentit shqiptar në Holandë, në fund të muajit maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy