Kronika e së dielës, 4 në pranga për dhunë e ryshfet

Kronika e së dielës, 4 në pranga për dhunë e ryshfet

Durrës-Një 25-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi ka dhunuar fizkisht një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ku familjarët e Erenik Memajt, kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi djali i tyre po udhëtonte në gjendje të dehur me makinë.

Efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e të riut por gjatë shoqërimit në komisariat janë hasur me kundërshtine dhe dhunën e 25-vjeçarit.

 

Elbasan-Dy shtetas në Elbasan janë arrestuar nga policia për shkak se kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Në pranga janë vënë shtetasit Islam Cani dhe Fiqiret Dervishi. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Arsyet e konfliktit ende nuk dihen, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

 

Tepelenë-Një 28-vjçar nga Berati ëhstë arrestuar nga Policia e Tepelenës pasi ka tentuar t`i jap ryshfet një polici për të shmangur shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Bëhet fjalë për shtetasin Marsel Demo i cili po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuar në aksin rrugor Tepelen-Lëvan, ai i ka ofruar punonjësit të policisë 1 000 lekë por është vënë në pranga nga ky i fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy