Meta kujton 2 korrikun 1990: Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani

Meta kujton 2 korrikun 1990: Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përkujtuar sot 2 korrikun e vitit 1990 ku një grup shqiptarësh me në krye Ylli Bodikun çanë rrethimin e ambasadës gjermane dhe u futën brenda oborrit.

Meta u ka kujtuar dhe njëherë shqiptarëve që koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani dhe që kjo rrugë të garantohet shpejt është në dorën tonë.

LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN!

Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm.

Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Që kjo rrugë të jetë e shpejtë është vetëm në dorën tonë!

Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy