Aksidentet, Hoxha: Mungon ndërgjegjësimi qytetar, duhet ndryshim në kodin rrugor

Aksidentet, Hoxha: Mungon ndërgjegjësimi qytetar, duhet ndryshim në kodin rrugor

Muaji dhjetor po shënon një rritje të numrit të aksidenteve me pasojë vdekje. Vetëm mbrëmjen e djeshme humbën jetën dy të rinj të moshës 16 dhe 24 vjeç.

Lidhur me këtë situatë, Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore u shpreh se në vendin tonë shkak kryesor i gjithë aksidenteve është mungesa e ndërgjegjësimit qytetar.

Ai shprehet se aksidentet e shumta tani nuk shkaktohen nga shoferë të mëdhenj në moshë por të rinjtë, pasi duke mos pasur njohuritë e duhura bëhen dhe burim aksidenti, sepse sipas tij nuk janë mirë dhe të aftë mendërisht për të drejtuar mjetin.

Ndër të tjera ai shtoi se me rëndësi është edhe bërja e testit të idiotit për të kuptuar që nga fillimi nëse duhet ti hyjë kursit të autoshkollës një qytetar apo jo.

Gjithashtu kërkohen edhe ndryshime në kodin rrugor, kërkohet ndërtimi i një grupi pune i cili ta ribëjë me standardet evropiane kodin rrugor.

Intervista e plotë

1-Po shohim një rritje të numrit të aksidenteve fatale në fund të dhjetorit. Një situatë që në fakt përsëritet pothuajse çdo vit. Çfarë masash duhet të kishin marrë apo të marrin në ditët në vijim për të shmangur tragjeditë?

Po ta vesh re kemi një shtim të forcave të policisë në rrugë, pra nuk mungojnë masat policore por ndërgjegjësimi qytetarëve. Tregon se nuk janë të aftë të rinjtë nuk janë mirë mendërisht për të drejtuar mjetin sepse disa prej tyre përdorin drogë, alkool dhe këta dalin në trafik dhe janë dëm i rrezikshëm për shoqërinë. Ne e kemi mjaft shqetësim humbjen e jetëve të njerëzve. Polici bën aq sa duhet, por secili duhet të bëhet polici vetvetes. Ka nevojë për ndryshime të kodit rrugor kërkohet ndërtimi i një grupi pune i cili ta ribëjë me standardet evropiane kodin rrugor.

2-Ndëshkimet në kodin rrugor ashpërsohen vazhdimisht në Shqipëri, por situata me aksidentet nuk po njeh ndonjë përmirësim domethënës. Çfarë duhet më tepër? Në cilin drejtim duhet të punohet?

Këto nuk janë probleme që zgjidhen sot për sot janë probleme që vijë nga e kaluara. Kjo kërkon të nisë që nga autoshkolla, policia është hallka e fundit e sigurisë rrugore e cila zbaton rregullsinë. Ne kemi nevojë për testin e idiotit sepse kjo i duihet bërë të gjithë shqiptarëve që hyjnë në autoshkollë. Kanë 15 vjet italianët që e kanë këtë test, sepse ky test i pengon njerëzit që kanë probleme të jenë në qarkullim. Ai test të jep të drejtën të jesh apo jo drejtues mjeti. Sepse luhet me jetë njerëzish.

3-Kushdo që merr një leje drejtimi mjeti përballet direkt apo indirekt me korrupsionin masiv. Pse nuk flitet asnjëherë për reformim të këtij sistemi?

Por kur thuhet kod rrugor nuk kam ndërmend të shtjelloj të gjitha, por ai do përcaktojë që të bëhesh instruktor duhet të bësh një shkollë 2-vjeçare dhe pastaj del instruktor për autoshkollë, për teori, praktikë apo komisioner. Nuk mund që një njeri i marrë nga rruga të vihet atje. Është njëlloj profesioni, dhe ka shumë specifika që duhet ti dinë ata.  Kemi pas një shkollë të transportit të ushtrisë ku ata njerëzit kualifikoheshin dhe nxirrnin brezat e tjerë dhe sot nxjerrin shoferë amatorë, ku të gjithë përplasen me pemën.

4. Po prokuroria çfarë roli ka?

Jo prokuroria nuk vepron në këtë mënyrë sepse nuk ndjek atje ku bëhet shkelje, ajo fillon me një kallëzim ku thuhet instruktori apo komisioneri më mori lek, aty fillon. Është domosdoshmëri që dikush ti kallëzojë këta njerëz. Kryesore është se ne kemi një gjë tjetër që duhet të rregullojmë. Gjërat nuk rregullohen me burg por me reforma. Një që do propozoja unë është reforma në sigurime ku shteti të uli seriozisht njerëz që bëjnë ligjin e sigurimeve me qëllim që ai të caktojë sasi bazë përqindje prsh 10% do marrësh nga shuma e lekëve që depozitohen sepse ato janë lekët tona por shumica e tyre përfitohen nga kompania siguruese. Duhen standartizuar gjërat që të ecim me hapin e kohës.

5- Shqiptarët qarkullojnë ndoshta në rrugët më të këqija në të gjithë Europën… Sa ndikim ka cilësia e dobët e rrugëve në numrin e aksidenteve?

Nuk ndikon cilësia është e kundërta, kur shtrohen ndodhin aksidentet. Këtu ka gjëra të tjera rrezet e kthesave, sinjalistika etj. Makinat tona përplasen Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan. Me rregullimin e rrugëve shtohet shpejtësia, shtohen aksidentet. Drejtuesit të mjetit i duket vetja i sigurte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy