Në dallim nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nënkryetari i AAK-së, Ali Berisha deklaroi se pjesëmarrja e këtij subjekti politik në seancat e Kuvendit do të jetë vetëm atëherë kur të trajtohet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.



