Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, tha në studion e lajmeve se incidenti i dytë u bë arsyeja që e shtyu drejt denoncimit publik të sulmeve ndaj tij. Duke folur për kërcënimet që ka marrë gjatë javëve të fundit, ai u shpreh se shqetësimi i krijuar te stafi i televizionit shënoi edhe kthesën në qasjen e tij.
Meksi rrëfeu edhe një detaj nga jeta private, i cili mund të jetë indicie për hetimet mbi kërcënimet që ka marrë.
Jeta ime private ka ndikuar tej mase edhe në klimën e MCN TV. Për këtë arsye unë vendosa të dilja të flisja. Kur u ripërsërit incidenti i darkës, unë vura re fytyrat e shqetësuara të kolegëve që ishin në korridor. Pak a shumë ishte ndërrim turni, ora ishte 8:00 pa 1 minutë.
Shqetësimi në fytyrat e tyre më bezdisi goxha sepse pavarësisht se unë e kam marrë me sportivitet dhe me pak humor gjithë këtë eksperiencë të tre viteve të fundit, gjykova se tashmë kupa është derdhur. Pra ky skenar, laissez passer, le të rrjedhin gjërat dhe të mos reagojmë se ndoshta do të zbardhen rrugës, ndoshta nuk ishte një moment i tillë për t’u bërë sepse ndoshta tashmë ndikohet totalisht puna juaj. Unë e vlerësoj shumë punën tuaj, pavarësinë tuaj, të gjithëve bashkë. Ju më njihni prej kaq vitesh, sa herë ju ndërhyj, sa herë ju bezdis. Në këtë sens u ndjeva shumë i trishtuar që ju të vuani nga fëlliqësirat e mia. Unë për tre vite rresht kam pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege të punës këtu, që ju të gjithë këtu e njihni, po asnjë nuk ka folur asnjëherë. Kjo marrëdhënie ka shkuar shumë keq dhe kjo marrëdhënie u prish gjatë vitit 2025 dhe mbaroi në periudhën nëntor-dhjetor të 2025, kur u përplasën aferat e mëdha.
Mendoni që kjo është shkaku që ka sjellë pastaj këtë dallgë të madhe?
Unë nuk e di cili është shkaku prandaj referova në prokurori disa emra. Le ta bëjë punën prokuroria!



