
Çrregullimet e sjelljes te fëmijët, veçanërisht çrregullimi i sjelljes, janë një nga shqetësimet më të mëdha për prindërit, mësimdhënësit dhe komunitetin në përgjithësi.
Ato karakterizohet nga një model i përsëritur i sjelljeve që shpesh cenojnë të drejtat e të tjerëve dhe rregullat shoqërore.
Neuropediatrja Pasionare Roni, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, shpjegon se cilat janë këto çrregullime dhe kur prindërit duhet të shqetësohen.
Ajo theksoi se çrregullimet e sjelljes janë të shumta, por ato mund të ndahen në sjellje të "normalizuara" dhe sjellje "jo normale".
Problemet e sjelljes te fëmijët ne i quajmë çrregullime janë të shumta. Por duhet të dimë ti ndajmë në ato që janë turbullim i sjelljes normal dhe turbullim i sjellës ‘jo normal’.
Fëmijët shpesh kanë sjellje të turbullta, por këto janë zakonisht të përkohshme ose të ndodhura për arsye të caktuara. Për shembull, kur një fëmijë reagon me një sjellje të caktuar një herë ose dy herë, kjo është normale dhe shpesh ndodh deri në moshën 3 vjeçare.
Deri në këtë moshë, p.sh. shoh prindër qe merakosen kur fëmija i tyre bën skena shtrihet në tokë, kur nuk ju plotësohet një tekë e tyre, menjëherë prindi shkon te mjeku të pyes, duhet të matemi të çojmë një fëmijë deri te mjeku, i krijon idesë fëmijës se çfarë kam unë, sepse ai njeh pak a shumë veten, bën diferencat.
Sot ngaqë prindërit lexojnë shume, kanë ngarkesë, i bëjnë diagnozat e tyre dhe i çojë fëmijët nëpër doktor, por duhet matur. Prandaj them sjelljes e fëmijës deri 2.5-3 vjeç, hyjnë brenda normës, por sigurisht që ka sjelle te shtuara.
Për një fëmijë ajo që duhet shqetësuar prindi është mekja. Kur fëmija fillon e meket se nuk i plotësohet një gjë , kjo nuk është sëmundje por kur i bëhet shume, duhet të vijë te ne, ka rast kur zverdhen dhe humbasin edhe vetëdijen. Në atë moment duhet ta lagesh me ujë, ta lëvizesh, se nuk i gjen gjë nga mekja.
Kur sheh që i nxihet buza, i hapet goja me një bisht luge dhe i mbahet me një leckë, në mënyrë që të oksigjenohet.
Neuropediatrja Roni gjithashtu shpjegoi dallimet ndërmjet hiperaktivitetit dhe sjelljeve pasive tek fëmijët.
Hiperaktiviteti është i njohur si ADHD (Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktivitetit), dhe mund të përfshijë shpërqendrimin ose hiperaktivitetin.
Disa fëmijë mund të kenë vetëm shpërqendrim, disa mund të kenë vetëm hiperaktivitet, dhe disa mund të kenë të dyja. Pjesëmarrësit më të zakonshëm janë djemtë, të cilët shfaqin simptoma të hiperaktivitetit, ndërsa vajzat shpesh shfaqin simptoma të shpërqendrimit dhe ndonjëherë mund të duken sikur ëndërrojnë.
Është shumë e rëndësishme të bëhet një diagnozë e saktë për këto çrregullime për të mundësuar trajtimin e duhur.



