Kallaba: Kisha Ortodokse, mjet i Serbisë për realizimin e planeve hegjemoniste

Kallaba: Kisha Ortodokse, mjet i Serbisë për realizimin e planeve hegjemoniste

Një protestë me shumë përplasje me policinë shoqëroi shugurimin e kreut të ri të Kishë Ortodokse serbe në Malin e Zi. Në një lidhje Skype, gazetari Ismet Kallaba i tha edicionit të lajmeve në MCN se kjo situatë ishte e paralajmëruar.  

Është një situatë e pritshme. Ka pasur paralajmërime se do të ketë incidente. Mali i Zi vijon të jetë i përçarë për pavarësinë. Kisha Ortodokse serbe ka luajtur rol me rëndësi edhe në politikën e përgjithshme, edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Për disa muaj me radhë mbajti liturgji që kanë ndikuar në formimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi. Është pritur fronëzimi i mitropolitit të ri, ka vazhduar me këtë përçarje dhe ngjarjet e ndodhura sot kanë qenë të pritura.

Kallaba tha se ndarja e kishës është e ngjashme me rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Në Mal të Zi ekzistojnë dy kisha: ajo që njihet si mitropolia bregdetare malazeze dhe kisha autoqefale ortodokse malazeze, që nuk është kishë kanonike. Pjesën më të madhe të ithtarëve e ka kisha ortodokse serbe. Është një situatë si në disa vende te tjera, si Maqedoni apo Ukrainë, ku po bëhen përpjekje për shkëputjen e kishës, që nuk është kanonike.

Në Mal të Zi, lidershipi politik është i ndarë në lidhje me kishën dhe ndikimin serb. Kryeministri pro-serb Zdravko Krivokapiç që i cilësoi protestat "akte terroriste". Kallaba thotë se kjo është thjesht një deklaratë për konsum të brendshëm politik.

Është një deklaratë më tepër për qëllime politike. Është një deklaratë për konsum ditor. Nëse marrim parasysh që policia ka përdorur të gjitha mjetet e nevojshme tregojnë për masa të jashtëzakonshme dhe situatë të jashtëzakonshme. Ka të dhëna që policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve.

Sipas Kallabës, ngjarja e fundit lidhet ngushtë me situatën politike. Ai theksoi se Kisha Ortodokse serbe i ka shërbyer gjithnjë Serbisë si mjet për realizimin e projekteve të saj hegjemoniste.

Kjo ngjarje lidhet me situatën politike. Kemi një përzierje të Serbisë dhe në rastin konkret kisha ortodokse është një instrument për arritjen e qëllimeve të Serbisë në Malin e Zi. Ka qenë një faktor i rëndësishëm për planet hegjemoniste të Serbisë. Në Malin e zi dhe Serbi, kisha dhe shtetit janë shumë afër, madje e ndihmojnë njëra-tjetrën në arritjen e qëllimeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy