Vatra zjarri janë regjistruar në fshatin Levan të Memaliajt, ndërsa raportohet për disa ha pyje dhe shkurre të djegura.
Flakëst e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa po shuhen momentalisht falë ndërhyrjes së Repartit Zjarrfikës të Memaliajt.
Në aksion ka marrë pjesë vetë komandanti i PMNZSH Memaliaj Shkëlqim Goxhaj i cili ka drejtuar misionin e shpëtimit dhe shuarjes së flakëve me qëllim shmangien nga zona e banuar.
Si rezultat janë shkrumbuar 4 ha pyje dhe 2 ha shkurre. Mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës i cili është në ndjekje nga ana e policisë.



