Falsifikuan dokumentet e disa pronave/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi dhe ish-zyrtari Alban Memishaj

Falsifikuan dokumentet e disa pronave/ Arrestohet ish-kreu i Kadastrës Gjirokastër, Florian Taçi dhe ish-zyrtari Alban Memishaj

Policia ka arrestuatr ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi.

Ka qenë një operacion i përbashkët mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Gjirokastrës që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish-bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

Akuza që rëndon ndaj Taçit është mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

Dje në darkë policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij në Gjirokastër dhe ka sekuestruar dokumente të shumta qe i shfrytëzonte Taçi dhe që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës.

Njoftimi: Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.           

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy